LDK tregon vendin dhe orën ku do të votojë Avdullah Hoti

Aktuale

LDK tregon vendin dhe orën ku do të votojë Avdullah Hoti

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Avdullah Hoti

Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E gjatë ditës së nesërme, votën në kutitë e votimit do ta hedhin edhe vet kandidatët për kryeministra.

LDK ka bërë të ditur se kandidati i saj për kryeministër, Avdullah Hoti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Filologjik.

Ai aty do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Servete Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat