Pacolli: Marre Shpend Ahmeti!

Aktuale

Pacolli: Marre Shpend Ahmeti!

Nga: A.Morina Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:26
Shpend Ahmeti

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Krahas kësaj disa rrugë të qyteteve të vendit janë të bllokuara shkaku i borës, gjë që po ia vështirëson qytetarëve daljen në votime.

Kandaditatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pacolli deklaroi se Ahmetit duhet të i vije marre, pasi rrugët në kryqytet ende janë të bllokuara shkaku i borës.

“Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit. Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave”, shkroi Pacolli në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi  i plotë

Marre Shpend A. Ahmeti  marre!

Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit.

Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat