Harrohet COVID-19, në një prej vendvotimeve në Lipjan nuk vendosin as maska!

Aktuale

Harrohet COVID-19, në një prej vendvotimeve në Lipjan nuk vendosin as maska!

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Në një prej vendvotimeve në Lipjan nuk vendosin as maska

Zgjedhjet e parakohshme të cilat po zhvillohen sot po zhvillohen  me kushte ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë.

Për shkak të pandemisë COVID-19 nëpër qendrat e vendvotimeve parashihej të kishte masa shtesë të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Në një fotografi të dërguar shihet se këto masa nuk janë respektuar në në fshatin Babush i Muhaxherëve në Komunën e Lipjanit, saktësisht në vendvotimin 1306.

Në fotografinë në fjalë shihet qartë se votimet po bëhen pa masa mbrojtëse, ku të njëjtit  nuk kanë të vendosura as maska.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat