Mbyllen qendrat e votimit në mbarë territorin e Kosovës

Aktuale

Mbyllen qendrat e votimit në mbarë territorin e Kosovës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00, janë mbyllur në ora 19:00 në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili fillon me numërimin e votave menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 32,2 për qind apo 567 mijë e 934 e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës nga gjithsej 1.937.868 votues të regjistruar.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi është duke vijuar normalisht dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Linkun për të parë daljen në zgjedhje e gjeni duke klikuar KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat