Pas dorëheqjes së Mustafës, analisti i bën thirrje LDK-së ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Pas dorëheqjes së Mustafës, analisti i bën thirrje LDK-së ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Nga: A.Morina Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Dorëheqja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ngjallur reagim të mëdha në vend.

Kësaj radhe, ka reaguar analisti Petrit Zogaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se veprimi i parë që duhet të bëj LDK është ta votojë Vjosa Osmanin për president.

“Veprimin e parë që LDK e re duhet ta bëj në Kuvend, është me e votu Vjosa Osmanin për presidente”, deklaroi Zogaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Veprimin e pare qe LDK e re duhet me e be ne Kuvend, eshte me e votu Vjosa Osmanin per presidente. Ne kete menyre, do t’i ndihmonin LV qe te realizoje premtimin e pare elektoral, (pasi nuk fituan aq shume sa ta bejne vet) pra ate qe “Vjosa do te behet presidente,” dhe po ashtu do te krijonin stabilitet institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat