Krasniqi: LDK-ja është bërë parti e aparatçikëve, veç një individ s’mund ta zgjidhë problemin

Aktuale

Krasniqi: LDK-ja është bërë parti e aparatçikëve, veç një individ s’mund ta zgjidhë problemin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:59
Milazim Krasniqi

Njëri ndër themeluesit Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka thënë që kësja partie i duhet një lider i ri që vjen si produkt i frymës së garës, porse problemin në këtë parti nuk mund ta zgjidhë vetëm një individ.

LDK-ja arriti t’i fitojë vetëm 13 për qind në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, duke shënuar rezultatin më të ulët që nga fillimi i tyre.

“Është një zhvillim fatkeq por duke pasë parasysh traditën, reputacionin, strukturën, filozofinë e LDK-së besoj që është një krizë e përkohshme të cilën ajo mund ta tejkalojë nëse e kuptojnë rëndësinë dhe seriozitetin e krizës, dhe nëse i qasen një reforme fundamentale, të mirëfilltë të kësaj partie”, ka thënë Krasniqi.

“Unë besoj ma shumë në procedura se sa në hjekje të emrave”.

Mirëpo, sipas Krasniqit, kjo parti duhet ta ndryshojë statutin të cilin ai e konsideron jodemokratik.

“LDK-ja duhet ta ndryshojë statutin sepse statute është shumë jodemokratik. Isa Mustafa e ka ba një statut që e pamundëson konkurrencn dhe garën”.

“Jam për atë që një lideri  ri i partisë me ardhë si një produkt i një fryme të garës, i një ndryshimi të vetë natyrës së garës dhe pastaj ai të marrë  përgjegjëitë për ta zhvillu ma tutje këtë parti e cila ka një histori të bujshem dhe jam i bindur që ka ende për të konteribuu në skenën politike të Kosovës”.

Krasniqi tha se LDK-ja ka qenë dikur parti akademikësh por tash është e aparatikëve, dhe se kanë një strukturë kryesuese prej anti-intelektualësh.

“Ata thonë jena parti e akademikëve, por pot ë hsiosh sturkturën e tyre ata kanë një strukturë shumë anti-intelketuale në krye të partisë”.

“Në ndërkohë, njerëzit kanë shku, disa kanë vdekë, dhe ajo ka mbetur në duart e aparatçikëve”.

Krasniqi ka thënë që kjo parti duhet ta ndryshojë programin, dhe se këtë krizë nuk mund ta zgjidhë vetëm një individ.

“Nuk preferoj emra, sepse nuk mendoj që kriza e LDK-së tash në përmasat që i ka marrë, mendoj se mund të zgjidhet me vetëm një individ, por mendoj që mund të zgjidhet një ndryshim të programit, të statutit dhe të praktikave politike dhe këto të ndryshuara pastaj do ta prodhojnë vetë liderin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat