Vjosa Osmani flet pas takimit me ambasadorin Philip Kosnett

Aktuale

Vjosa Osmani flet pas takimit me ambasadorin Philip Kosnett

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:54
Philip Kosnett dhe Vjosa Osmani

E plotësuar (13:51):  Kosnett pas takimit me Osmanin: Diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar u.d së presidentit Vjosa Osmani.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.

“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.

***

Osmani në takim me Kosnett: Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve, qytetarët votuan për ndryshimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Osmani thotë se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Presidentja në detyrë, tutje nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se në takim ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin.

“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani.

Kosnett paraditen e së martës takoi edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili njëherit është edhe kandidati për kryeministër.

Ambasadori i kërkoi Kurtit që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.

***

Ambasadori i Amerikës Philip Kosnett dy ditë mbas zgjedhjeve ka takuar edhe  u.d e Presidentes Vjosa Osmani.

Kosnett gjatë së martës  ka takuar edhe kryetarin edhe Albin Kurtin, ku e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dielën, më 14 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të thellë.

Rifillimi i shpejtë i dialogut me Serbinë është një kërkesë e qartë që është bërë nga ShBA-ja, por edhe shtetet kryesore të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat