Geci nuk ndalet, akuza të rënda drejt LDK-së: Jep emrat e atyre që bënin aleanca me Thaçin, SHIK-un dhe Vuçiqin

Aktuale

Geci nuk ndalet, akuza të rënda drejt LDK-së: Jep emrat e atyre që bënin aleanca me Thaçin, SHIK-un dhe Vuçiqin

Nga: N. H Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:28
LDK

Ish-anëtari i LDK-së, Halil Geci është treguar edhe njëherë i ashpër me tashmë kryetarin në largim të LDK-së, Isa Mustafa, dhe Kryesinë e kësaj partie.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka treguar se presidenti historik, Ibrahim Rugova, asnjëherë nuk e ka larguar askënd.

Kurse, ka thënë se Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit i mundi e vetme gjithë LDK-në.

Në këtë shkrim, ai ka publikuar edhe disa emra, që sipas Gecit, bënin aleancë me Thaçin, SHIK-un dhe Listën e Vuçiqit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Halil Geci dhe presidenti Rugova

LDK he rrota e samës i matet drurit e i bie këmbës ja q.. vetit rrotën e samës

Ibrahim Rugova nuk e përzëntë askënd, ja shikoni rezultatin e atyre që e larguan Vjosën.

Vjosa e vetme sa dyfishi i LDK-së, dyfishi i një ekipe zuzarësh e zuzaricash me pak përjashtime!

Këta poshtë shkrimit tim janë anëtarët e kryesisë së LDK-së, të cilët që nga sot konsiderohen kryesi në dorëheqje.

Kryesi kjo që i mposhti Vjosa e vetme me dy gishtërinjtë e Ibrahim Rugovës, falsifikatorët që i shkonin te varri i Rugovës ju doli rrenat 20 vjeçare, këta janë ata që bënin aleancë me Hashimin, SHIK-un dhe Listën e Vuçiqit.

“Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Donruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu”, janë anëtarët e kryesisë së LDK-së, të cilët që nga sot konsiderohen kryesi në dorëheqje.

Kjo është Vjosa që i ka praptuar e vetme në Prronin e Dreçollit këto stërvina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat