Presidenti apo qeveria duhet të zgjidhet së pari, cilët janë skenarët?

Aktuale

Presidenti apo qeveria duhet të zgjidhet së pari, cilët janë skenarët?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Qeveria e Kosovës

Konstituimi i institucioneve të reja të vendit pritet të fillojë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Aktualisht mbetet dilemë se në fillim duhet të zgjedhet presidenti apo qeveria e re. Analistët thonë se Kosova asnjëherë më parë nuk është përballë me situata të tilla.

Kushtetuta e Kosovës nuk sqaron nës detyrën e presidentes do ta vazhdojë ta ushtrojë Vjosa Osmani, apo kryetari i ri i Kuvendit.

Profesori universitar Dorajet Imeri thotë se Kuvendi i ri së pari duhet ta zgjedh presidentin e më pas qeverinë.

“Me certifikimin e rezultateve partitë politike fillimisht duhet ta konstatojnë Kuvendin e menjëherë më pas ta zgjedhin presidentin, sepse afati kohorë për zgjedhjen e presidentit nuk duhet të jetë më larg se data 6 prill…Presidenti duhet të zgjidhet edhe për të mos lënë dykuptimësi se kush duhet të jetë ushtrues i detyrës së presidentit: ushtruesja aktuale apo kryetari i ri i Kuvendit”, ka thënë Dorajet Imeri.

Politologu Avdi Smajlaj thotë se subjektet politike duhet të jenë shumë të kujdesshme në respektimin e procedurave.

“Gjykata Kushtetuese ka një histori të bujshme për rrëzimin e qeverive dhe presidentëve dhe për këtë arsye partitë duhet të jenë vigjilente”, deklaroi Avdi Smajlaj.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se partitë do të duhej të dakordoheshin për presidentin e ri para datës 6 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat