“Kanë mu bë horë” dhe rezultati i dobët i PDK-së, publikohet video që zyrtari i lartë i këtij subjekti nuk do të dëshironte ta shihte kurrë

Aktuale

“Kanë mu bë horë” dhe rezultati i dobët i PDK-së, publikohet video që zyrtari i lartë i këtij subjekti nuk do të dëshironte ta shihte kurrë

Nga: N. H Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 10:25
Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn radhitet e dyta nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tashmë kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta, kjo parti ka marrë 137.772 mijë vota, ose kthyer në përqindje 17. 41, shkruan “Bota sot”.

E, ngjashëm këtë rezultat të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e kishin parashikuar dhe nxjerrur të gjitha sondazhet e bëra në vend para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Mirëpo, përkundër se tashmë është i konfirmuar ky rezultat, zyrtarët e këtij subjekti politik, e kishin kundërshtuar në vazhdimësi.

Kështu kishte vepruar edhe nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në disa paraqitje televizive.

Krasniqi madje në një intervistë kishte deklaruar se të gjithë atë që i kanë realizuar këto sondazhe pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë për t’u bërë horë.

“Ju kisha ftuar me i zhvillu debatet për sondazhet edhe pas zgjedhjeve, dhe me i thirr të gjithë ata sondazhista të cilët një pjesë jo që i dimë, por kanë më u bë horë kur të kryen. Secilin duhet me thirrë në studio, dhe me i thënë se nga ju dolën këto numra”, kishte thënë Krasniqi.

Ja video, e cila po qarkullon në rrjetin social në ‘Facebook’, e që Krasniqi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat