Rritet pakënaqësia/ Kjo kandidate për deputete e LDK-së, kërkon rinumërimin e votave

Aktuale

Rritet pakënaqësia/ Kjo kandidate për deputete e LDK-së, kërkon rinumërimin e votave

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:14
LDK

Kandidatja për deputetet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alma Lama, si duket nuk është aspak e kënaqur me rezultatin zgjedhor.

Jo vetëm pse humbi LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi doli e treta, por dyshon në diçka tjetër. Ajo kërkon rinumërimin e votave për kandidat nëpër subjekte politike.

Lama, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se procesi zgjedhor do të jetë i rregullt nëse KQZ, vendos të rinumërojë votat e kandidatëve nëpër subjekte politike.

“Procesi zgjedhor do të jetë i rregullt vetëm nëse KQZ vendos të rinumërojë votat e kandidateve nëpër subjekte politike!”, ka shkruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat