Qorrolli: LDK dhe PDK po e pranojnë hapur se ky ishte gabimi i pafalshëm që i fundosi gjithandej Kosovës

Aktuale

Qorrolli: LDK dhe PDK po e pranojnë hapur se ky ishte gabimi i pafalshëm që i fundosi gjithandej Kosovës

Nga: D.RR Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Vigan Qorrolli

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, në një postim në Facebook ka shkruar se PDK dhe LDK, po e pranojnë hapur që pjesëmarrja e tyre në rrëzimin e qeverisë Kurti, ka qenë gabimi i pafalshëm i tyre.

Ai thotë se ky pendim me një vit vonesë nuk është një “mea culpa”.

Sipas Qorrollit, s’paska qenë as Amerika e as Grenell fajtori kujdestar, por mizaskena e tyre për pushtet, që i fundosi gjithandej Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Eksponentë të lartë të dy partive, PDK dhe LDK, po e pranojnë hapur që pjesëmarrja e tyre në rrëzimin e Qeverise Kurti natën e 25 marsit 2020 — ka qenë gabimi me i pafalshëm i tyre.

Me pas krijimi i një qeverie kushtetutshmërisht nule (sipas verdiktit te GjK) te drejtuar nga LDK — i ka sjell atyre me shume sherr se hajr ne bazat e tyre elektorale.

Ky pishman me një vit vonese nuk është nje “mea culpa”. Është letargji për humbjet e tyre të thella me 14 shkurt 2021.

Dmth s’paska qene Amerika dhe as Grenelli, fajtori kujdestar. Ka qene mizanskena e tyre për pushtet — ajo që i ka fundos gjithandej Kosovës.

Rrëzimi i një qeverie legjitime ne pikun e pandemisë — ishte banaliteti me i madh i këtyre 20 viteve jetë politike në Kosovë.

Pësimi i thellë elektoral i tyre është logjika e natyrshme e një nevoje për transformimin tyre permbajtësisht te domosdoshëm: kadrovik dhe politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat