Dosja e vrasjeve e publikuar nga Baton Haxhiu, reagon ish-agjenti: Është e porositur, u publikua nga njeriu i UDB-së

Aktuale

Dosja e vrasjeve e publikuar nga Baton Haxhiu, reagon ish-agjenti: Është e porositur, u publikua nga njeriu i UDB-së

Nga: N.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Xhemajl Mustafa

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut Naim Miftari e ka quajtur spektakël dosjen e publikuar nga portali i Baton Haxhiut për vrasjen e disa zyrtarëve të lartë të LDK-së, pas lufte në Kosovë.

Miftari në një reagim thotë se, kjo dosje është e porositur dhe është publikuar nga njeriu i UDB-së dhe Hashim Thaçit.

Sipas tij, Gjykata Speciale do t’i shoshit mirë këto vrasjet e pasluftës, e cila ka prokurorë dhe gjyqtarë të huaj dhe jo të Kosovës.

“Kujtdo qoftë që i vërtetohet se ka vrarë shqiptarë dhe atdhetarë, luftëtarë ... për çështje të konkurrencës politike meriton burg të përjetshëm ata pa kurrfarë të drejt apelimit për falje”, shkruan Miftari në Facebook.

Postimi i plotë:

Image
Naim Miftari

Spektaklet e Baton prokurorit në fund rezultati do të jetë asgjë si ai tregimi i pash 300 arusha! Të mbani shpresë sot se Baton Haxhiu i UDB dhe i Hashim Thaçit do t’ju zbardhë krimet që ju kanë dëmtuar juve disave para dhjetëra viteve, dhe të kërceni sot sipas notave muzikore të tij të porositura politikisht në këtë kohë nuk ju ndihmon fare as nuk i zbardhë padrejtësitë dhe dëmet që ju kanë bë juve padrejtësisht!

Është gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e cili do ti shoshit shumicën e këtyre rasteve ku prokurorët as gjyqtarët nuk janë zyrtar të korruptuar të Kosovës domethënë të Hashim Thaçit me të cilin keni bashkëqeverisë pa kurrfarë problemi deri sot.

Mos tentoni që humbjet e juaja në politik dështimet e njëzet viteve që s’keni bë bash asgjë me i zbuluar këto vrasje, me i ndjek e me i dënua vrasjet politike, tani t’i mbuloni në thash e thame të UDB-ashve nuk e ndihmoni fare çështjen tuaj veç e komprometoni!

Kujtdo qoftë që i vërtetohet se ka vrarë shqiptarë dhe atdhetarë, luftëtarë ... për çështje të konkurrencës politike meriton burg të përjetshëm ata pa kurrfarë të drejt apelimit për falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat