Cakolli: Ky subjekt politik me vota të dyshimta pritet të fitojë mandatin e dytë në Kuvend

Aktuale

Cakolli: Ky subjekt politik me vota të dyshimta pritet të fitojë mandatin e dytë në Kuvend

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI duke folur rreth votave të fituara nga subjekti politik 'Romani Iniciyativa' thotë se janë në shpërputhje me shtrirjen demografike të komunitetit rom në Kosovë, si dhe cenojnë përfaqësimin e drejtë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kuvend, shkruan Syri.net Kosova.

"Mbi 70% të votave të fituara nga Romani Iniciyativa janë në komunat me shumicë serbe, ku në fakt jetojnë vetëm 10% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunitetit rom. Vetëm në Graçanicë, Romani Inicyativa ka fituar 1,620 vota, apo gati dyfish më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve rom që jetojnë atje.

Në këtë komunë, Romani Inicyativa ka fituar gati gjysmën e votave të përgjithshme, të cilat në dukje të parë, janë mbetje krahasuar me votat që Lista Serbe ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019 (duke ia shtuar edhe votat e Adrijana Hodzic).", ka shkruar Cakolli në Facebook.

Sipas tij, me numrin e dyshimtë të votave të fituara, ky subjekt pritet të fitojë mandatin e dytë në Kuvend, në kuadër të mandateve të ndara për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, edhe pse në fakt komuniteti rom ka numrin më të vogël të banorëve ndër këto tri komunitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat