Rakiç mohon akuzën nga Rashiq – sulmon Kosovën

Aktuale

Rakiç mohon akuzën nga Rashiq – sulmon Kosovën

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:20
Goran Rakiq

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka deklaruar se pas fitores në zgjedhjet parlamentare dhe ruajtjes së dhjetë mandateve në Parlamentin e Kosovës “po vazhdon presioni i Prishtinës në LS dhe popullin serb, me qëllim thyerjen e unitetit që e ndërtuam me shumë vështirësi”, duke iu shmangur kështu përgjegjësisë dhe akuzës nga PKS dhe familja e Nenad Rashiq, për sulmin ndaj djalit të tyre.

“Sulmet orkestruara dhe urdhëruar nga ana e Kurtit realizohen përmes të dëgjuarve të tij, para së gjithave nga Rada Trajkoviç e Nenad Rashiq“, tha Rakiç përmes një komunikate për media, shkruajnë mediat serbe, përcjell “Bota Sot“.

“Incidenti dhe rrahja e organizuar mes dy grupeve të rinjve, ku janë lënduar shumë të rinj, ndër ata edhe djali i Nenad Rashiq është rezultat i raporteve private që zgjat tash sa kohë dhe nuk ka lidhje me veprime politike të prindit të tij. Kjo është e vërteta për tërë Graçanicën sikur edhe Rashiqin edhe Trajkoviçin, por kanë treguar edhe nj[herë jo-njerëzinë e tyre në marrëveshje me mentorin Kurti dhe keqpërdorën incidentin për të dëmtuar unitetin e popullit, duke cilësuar atë si politik”,  tha ai.

Ai tha se si kryetar ka obligim që të mbështes LS, të njoftojë konkretisht me punën që bën por edhe të apelojë për përmbajtje dhe „të besojnë në shtetin e tyre dhe LS“.

“Këtë potencoj duke qenë i vetëdijshëm se nuk përfundon me kaq dhe do vazhdohen presionet, gjërat e shpikura dhe gënjeshtrat sepse uniteti serb është beden i mbijetesës dhe ajo që pengon armiqve tanë. Prandaj është cak i sulmeve të Kurtit, ai e di se nuk mund të përmbush premtimet e fushatës sepse me forma populiste nuk avancohet jeta e qytetarëve, as nuk zgjidhen problemet, andaj do vazhdoj presion ndaj serbëve dhe ne nuk duhet lejojmë të provokohemi”, shtoi Rakiç.

Ai ftoi serbët të jenë unik dhe në harmoni sikur për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat