3 ditë pa ujë, banorja nga lagjja Arbëria: KEDS dëmtoi gypat e ujit

Aktuale

3 ditë pa ujë, banorja nga lagjja Arbëria: KEDS dëmtoi gypat e ujit

Nga: M.H Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen Arbëria në Prishtinë, më saktë në rrugën “Ahmet Krasniqi”, KEDS ka filluar punimet.

Por, sipas banorëve të kësaj lagje, gjatë punimeve KEDS kanë dëmtuar gypat e ujit, duke i lënë kështu banorët pa ujë që 3 ditë, shkruan “Bota sot”.

Banorja e kësaj lagje, e cila preferoi të mbesë anonime, tha për “Bota sot” se nuk kanë ujë që 3 ditë, si pasojë e punimeve në terren.

“KEDS duke punuar në rrugën Ahmet Krasniqi, ka dëmtuar gypat e ujit dhe tani është dita e 3-të që nuk kemi ujë”, u shpreh banorja për “Bota sot”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
Image
Foto nga vendi i ngjarjes
Image
Foto nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat