KFOR-i nesër me ushtrime ajrore mbi qiellin e Kosovës

Aktuale

KFOR-i nesër me ushtrime ajrore mbi qiellin e Kosovës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se nesër do të mbajë stërvitje rutinore mbi qiellin e Kosovës.

Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit midis anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it.

Ky është njoftimi i plotë:

KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021.

Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat