Zyrtari i VV-së e shpjegon lidhjen e aksionit të sotëm me Qeveria Kurti-2

Aktuale

Zyrtari i VV-së e shpjegon lidhjen e aksionit të sotëm me Qeveria Kurti-2

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:20
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se efekti i fitores po ndihet ende pa filluar punën Qeveria Kurti-2.

Ai e ka lidhur me aksionin e sotëm të zhvilluar nga Policia e Kosovës, ku u arrestuan 12 persona.

Të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas postimit në Facebook, të Dugollit, Institucionet e pavarura, policia dhe prokuroria po i kryejnë detyrat e tyre pasi nuk e kanë frikën e hakmarrjes politike.

Postimi i plotë:

Efekti i fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po shihet e ndihet ende pa filluar punën Qeveria Kurti-2.

Ky është lajm i jashtëzakonshëm. Institucionet e pavarura, policia dhe prokuroria po marrin frymë lirshëm dhe po kryejnë detyrat e tyre sepse nuk e kanë frikën e ndonjë hakmarrje politike. 

Qeveria Kurti-2 po vjen e bashkë me të edhe shpresa për një shtet e shoqëri më të mirë, me drejtësi e punësim, pa krim e korrupsion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat