Zbulohen detaje të reja për vjedhjen e 2.1 milionëve

Aktuale

Zbulohen detaje të reja për vjedhjen e 2.1 milionëve

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Hykmete Bajrami

Në tetor të 2020 janë vjedhur 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit në Kosovë.

Nga ky rast janë arrestuar dy persona.

Për këtë ka folur edhe Hykmete Bajrami, e cila sot dha dorëheqje nga pozita e ministres së Financave.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për këtë rast gjithçka është e qartë.

Po ashtu, ajo ka shtuar se kjo vjedhje është duke u zbardhur.           

“Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg - zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.

GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet.      

Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin dënime kapitale.

Të gjitha mjetet financiare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.

Organet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti.

Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës.

Hajnat do t'i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Hykmete Bajrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat