Ku u gjetën 400 mijë eurot e konfiskuara sot nga policia?

Aktuale

Ku u gjetën 400 mijë eurot e konfiskuara sot nga policia?

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga aksioni i sotëm

Luan Statovci, i cili mbante postin e Drejtorit në Drejtorinë për Pagesa Direkte në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë është në mesin e 12 të arrestuarve sot, në aksionin e policisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Shtëpinë e tij, ku janë sekuestruar para që dyshohet se ishin mbledhur nga ryshfeti, e vizitoi edhe tv.

Gruaja e Statovcit tha për televizionin se paratë e marra nga polica nuk janë të ryshfetit, por të bizneseve të cilat i ka familja.

Ajo gjithashtu deklaroi se në momentin kur policia shkoi në shtëpinë e tyre ajo nuk ishte në shtëpi, por ishte në punë në Ministrinë e Bujqësisë ku punon prej kohesh. Andaj tha se nuk është marrë me paratë e as nuk është munduar t’i fshehë.

Statovci deklaroi se është e sigurt që burri i sajë do të shpallet i pafajshëm, pasi sipas saj ai është arrestuar padrejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat