Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit e aksionit të djeshëm policor

Aktuale

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit e aksionit të djeshëm policor

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

11 prej të arrestuar nga aksioni policor i të mërkurës “Subvencioni 2021” janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar.

Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat