Lutfi Haziri befason me fjalët për Vjosa Osmanin, tregon a e ka uruar për fitoren

Aktuale

Lutfi Haziri befason me fjalët për Vjosa Osmanin, tregon a e ka uruar për fitoren

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:50
Lutfi Haziri, Vjosa Osmani

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja e ka rolin e saj në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Fituese e këtyre zgjedhjeve është Vjosa, e cila e ka udhëqhequr një listë me një parti që si takon. Dhe me një përfaqësim prej 14 kandidatëve, ka arritur shumë. I ka dhënë oksigjen politik krejt listës zgjedhore të VV-së. S’do të thotë që nuk kishte fituar VV-ja edhe pa Vjosa Osmanin. Ata të dytë kanë qenë kandidatë për kryeministra. Edhe kryetari i kuvendit është rezultat i zgjedhjeve, dhe nuk është dhuratë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti arriti ta ofrojë Osmanin me ofertën për presidente në zgjedhjet parlamentare.

“Kemi raporte normale me Osmanin,përkundër që kemi pasur dallime politike. E kam uruar zonjën Osmani për fitoren”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se po të kishte ndikim në LDK, nuk do të lejonte që Vjosa Osmani të largohet.

Sipas tij, i mbetet asaj nëse dëshiron të kthehet në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat