Haziri tregon se çka i thoshte Rugova për fitoren e LDK’së

Aktuale

Haziri tregon se çka i thoshte Rugova për fitoren e LDK’së

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Lutfi Haziri dhe Ibrahim Rugova

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tregon se si presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova i kishte thënë atij se LDK’ja gjithmonë ka nevojë për fitore solide.

Kjo pasi sipas Rugovës, sa më i madh të jetë rezultati i fitores, përgjegjësia është më e madhe.

“Unë e kom dëgju kur në një tubim masiv në Gjilan, pas tubimit presidentui Rugova më ka thënë LDK’së i vyn një fitore solide, rezultati sa më i madh, përgjegjësia është më e madhe. Sa më e madhe është përgjegjësia na duhet të sjellemi më kokë ulur karshi qytetarit”, tha Haziri.

Madje tha se kjo është për çdo parti politike.

“Duhet me u sjell më përgjegjësi ma të madhe e me ulë pak kokën”, shtoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat