Aksioni i PSD-së te Komuna e Prishtinë

Aktuale

Aksioni i PSD-së te Komuna e Prishtinë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:20
Aksioni i PSD-së te Komuna e Prishtinë

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para objektit të Komunës së Prishtinës, ku ka vendosur hartën e shtetit të Kosovës.

Një aksion i tillë vjen dy ditë pasi Emisari Miroslav Lajçak u shfaq në një intervistë, ku krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jofunksional shtetin e Kosovës.

“Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jo funksional shtetin tonë. Për ne, z.Lajcak tashmë është pozicionu në anën e Serbisë. Kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat