Arianit Koci “shpërthen” me akuza ndaj politikanëve, ja si i quan

Aktuale

Arianit Koci “shpërthen” me akuza ndaj politikanëve, ja si i quan

Nga: A.Zh Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon, që nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër Koronavirusit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim vizasg, që nuk ka sigurim social, me pensionet më të vogla dhe vend, i cili qe 3 muaj nuk ka tabela për automjete.

Për të gjitha këto, avokati ka akuzuar politikanët, të cilët i ka quajtur të “paaftë”, përcjell Bota sot.

“Politikanët tanë analfabetë dhe primitivë, na kanë humbur vetëbesimin nacional”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Na keni humbur vetëbesimin nacional

1.”U vaksinova në Serbi”- po më thotë një shok i lindur në Preshevë, e i rritur në Prishtinë.

“Nuk pata qare. Shumë po tutna. Më ka vdek një i afërm prej Covidi” - dhe po vazhdon - “Kishte edhe një numër i shqiptarëve të Kosovës që po vaksinohen në Serbi. Po i gjejnë mënyrat”.

2.

Jemi të vetmit në regjion që nuk e kemi siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër Covid 19.

Kjo çështje nuk ka të bëjë me korrupsion.

Thjeshtë, politikanët i kemi të paaftë.

Katastrofë!

3.

Kur padituria e politikanëve tanë kombinohet edhe me korrupsion na del rezultati si në vijim:

- Jemi të vetmit në regjion që nuk e kemi liberalizimin e vizave:

- Jemi të vetmit në regjion dhe më gjerë që nuk kemi sigurim social;

- I kemi pensionet më të vogla në Evropë;

- Arsimin e kemi katastrofal;

- Me pas mundësi, shumica e popullatës ikë prej Kosovës;

Shteti thuaja nuk funksionon!

4.

Si rast eklatant i mosfunksionimit të shtetit e kemi rastin e tabelave për automjete. A ka ndonjë shtet në Evropë që i ka ndodhë mos me pas tabela për 3 muaj?

A ka ndonjë shtet në Evropë ku në spital duhet blerë madje edhe shiringat dhe fashat?

5.

Kam pasur kritika të mëdhaja në punën e Eulex-it, sa ka pasur fuqi ekzekutive.

Tani po e shoh që e kam pasur gabim.

Sistemi i ynë i drejtësisë po vuan për EULEX-in.

6.

Politikanët tanë analfabetë dhe primitivë, na kanë humbur vetëbesimin nacional.

Kemi filluar të besojmë, që nuk jemi të aftë për asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat