Sekretari i ri i MTI-së e shkarkon shefin e ‘tendereve’ të Kosovës

Aktuale

Sekretari i ri i MTI-së e shkarkon shefin e ‘tendereve’ të Kosovës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:14
Nexhat Krasniqi

Ditë ngarkimesh e shkarkimesh në Ministrinë e Infrastrukturës. Vetëm pa orë pasi u emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Insfrastrukturës, Zymber Abdullahu e ka shfuqizuar vendimin për kthimin në punë të shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.

Media ka siguruar këtë vendim.

“Shfuqziohet vendimi nr 01.1679 datë 26,02 2021 me të cilat vendime Nexhat Krasniqi është kthyer në pozitën Udhëheqës i Divizonit të Prokurimit në kuadër të DFSHP.  Shfuqizohet vendimi nr 01.10242 ,e datë 22.12,2020 për kthimin në punë të Nexhat krasniqi”, thuhet në vendim.

“z.Nexhat Krasniqi i sistemuar në pozitën e Udhëheqësit të Prokurimit i ndërpritet marrëdhënia e punës në shërbimin civil në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të detyrimit ligjor të zbatimit të Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës CML.nr.12/2019 të datës 18.11.2019”, thihet tutje në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat