Një polic është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 16:20. I njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Derisa ta pranojmë raportin e autopsisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Nikçi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njesiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar Rugova.