Reagon vëllai i Shkumbin Mehmetit: Shkrimi nuk është i vëllait

Aktuale

Reagon vëllai i Shkumbin Mehmetit: Shkrimi nuk është i vëllait

Nga: N. H Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:19
Shkumbin Mehmeti

Ka reaguar vëllai i Shkumbin Mehmetit, Petriti, 

Petrit Mehmeti në profilin e tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se ky shkrim nuk i vëllait të tij Shkumbinit.

Ndërsa, dokumentin e publikuar nga familja e veprimtarit të LDK-së e ka quajtur si një spekulim.

LEXO EDHE: Akuza tronditëse nga Shkumbin Mehmeti – publikohet një dorëshkrim i tij ku akuzon me emra ata që u “morën vesh për vrasje në Dukagjin”

Ja reagimi i Petrit Mehmetit në Facebook:

Kërkoj nga Haki Imeri të mos e lakojë emrin e vëllaut tim, Shkumbin Mehmetit në gjëra që nuk qëndrojnë.

E dimë se Hakiu ka problemet e veta te mjaftueshme me të cilat mund të merret. Nuk është e nevojshme e as e vërtet publikimi i atij lloj “dokumenti” i bërë publik më 1 mars 2021 nga ana e tij në gazetën Kombëtare “BOTA SOT”. Nuk do të dëshiroja të ketë këso lloje spekulimesh nga ana e tij dhe as e dikujt tjetër.

Përveç kësaj, ai shkrim nuk është i Shkumbinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat