COVAX njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Aktuale

COVAX njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Një nga këto vende është edhe Kosova ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.

Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj.

Dyshimet për përcaktimin e gjinisë, ‘Bahceci’ po hetohet për kryerjen e testit PGD gjatë procedurave të IVF-it.

Image

Vaksinat anti covid zvogëlojnë rreziqet për zhvillimin e sëmundjeve kronike deri në 80% të rasteve

Në këtë list është vendosur edhe Kosova. Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.

Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum.

“Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Covax.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, por si vet-financuese e 120 mijë vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat