Murat Jashari apo Vjosa Osmani për postin e presidentit? Kjo është përgjigja e Kurtit

Aktuale

Murat Jashari apo Vjosa Osmani për postin e presidentit? Kjo është përgjigja e Kurtit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:37
Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditën e sotme ka qëndruar në Shqipëri ku ka prezantuar kandidatët e VV-së për zgjedhjet në Shqipëri.

Kurti nga aty është shprehur se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim.

Tutje, para gazetarëve tha se për formimin e Qeverisë do të kenë më shumë se 61 deputetë.

Ai theksoi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.

“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat