Gjobat në fushatë, kështu u ndëshkuan partitë politike në Prizren

Aktuale

Gjobat në fushatë, kështu u ndëshkuan partitë politike në Prizren

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:49
Fushatë zgjedhore

Ishin vetë ata që në çdo moment u apeluan qytetarëve në mënyrë që të respektohen rregullat kundër Covidit-19, mirëpo ata i shkelen ato gjatë fushatave zgjedhore

Politikanët e harruan koronavirusin në prag të zgjedhjeve, e mbajten tubime masive politike.

Edhe këtë herë inspektorët ishin në krye të detyrës, duke shqiptuar gjoba ndaj të gjithë atyre që shkelën masat antiCovid, përfshirë subjektet politike.

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Edon Muçaj, për Indeksonlinen tha se Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit e ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa së bashku me Inspektoratin e Agjencisë së Ushqimit është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje (2 herë).

Muçaj u shpreh se gjobat në vlerë prej 2 mijë eurosh u shqiptuan në vendin e ngjarjes dhe në atë moment nuk pati ndonjë reagim nga ta.

“Momentin që është shqiptuar gjoba nuk ka pasë reagim nga partitë politike.

Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit e ka shqiptuae gjobën pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, d.m.th. ka shkuar në tubim, e kemi parë se nuk ka rregulla dhe kemi shqiptuar gjobën aty e jo me fotografi”, tha ai.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat