Nisin pakënaqësitë brenda PDK-së

Aktuale

Nisin pakënaqësitë brenda PDK-së

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila pësoi edhe një rënie më të madhe se sa në zgjedhjet e vitit 2019, kanë filluar pakënaqësitë e para brenda kësaj partie.

Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka thënë se pretendimet për reformim të kësaj partie ranë poshtë në këto zgjedhje.

“Zgjedhjet përfunduan, dikush humbëm e dikush fituan. Pretendimet për reformim dhe ndryshim  të PDK-së ranë posht. Me të njëjtin grup parlamentar (kryesi të partisë), që brenda një viti e sollëm partinë në 16.9%, duke humbur rreth 35 mijë vota, pothuajse me të njëjtin grup do “luftojmë” përsëri, me ndonjë përjashtim të vogël”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka kundërshtuar edhe listën e kësaj partie me të cilën garoi në zgjedhje, duke thëne se PDK-ja po e mashtron veten.

“Fytyra e një partie opozitare është grupi parlamentar i saj, dhe aty është dashur të reflektohen përpjekjet tona për reformim të partisë. Të pretendosh që me të njëjtat resurse që ke pësuar debakël të marrësh rezultat pozitiv, është mashtrim i vetvetes”, ka deklaruar Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat