Doli më e votuara ndonjëherë, ja si reagon Isa Mustafa kur pyetet për Vjosa Osmanin

Aktuale

Doli më e votuara ndonjëherë, ja si reagon Isa Mustafa kur pyetet për Vjosa Osmanin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:35
Isa Mustafa

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është çështje e qytetarëve dhe se s’dëshiron ta komentojë atë.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa u pyet për votat që i mori Vjosa Osmani, ndërsa ritheksoi se LDK-ja e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë nuk komentoj tani fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj votën, për çdonjërin, jo vetëm për Vjosën. Ne jemi shpreh se e pranojmë rezultatin”, tha Mustafa.

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsejt 300 mijë e 788 qytetarëve, të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat