Faton Abdullahu tregon sa vota i mori në zgjedhje

Aktuale

Faton Abdullahu tregon sa vota i mori në zgjedhje

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:36
Faton Abdullahu

Analisti i njohur, tani anëtari i PDK-së, Faton Abdullahu nuk ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar gjithë ata që e votuan, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postim i plotë:

Ne si PDK do të rikthehemi mbi të gjtha më të ndershëm

Pak gjëra më kanë ndodh në jetë prej të cilave për kohë kaq të shkurtë kam fituar kaq shumë përvojë, sa në periudhën që kur kam aderu në PDK dhe kandidu për deputet.

Ju falemnderit secilit prej jush që më keni votuar.

Ju falem besimit që ma keni dhënë.

Ju falem vëmendjes me të cilën dëshmoni se më keni dëgjuar.

Unë në PDK isha e reja që po vjen, por jo e dyzuar si duhet me ekzistuesen që ishte në parti.

Votat (6201) nuk janë të mjaftueshme që të bëhem deputet por janë të mrekullueshme që të mbetem krenar dhe në PDK për të vazhduar pa u ndal.

Unë nuk e kam ndërmend mu ndal dhe që nesër do të vazhdoj. Ju jap fjalën, së pari 6201 votuesve të mijë dhe krejt qytetarëve se, PDK do të rikthehet më e ndershme dhe më e dobishme për një jetë më të mirë për qytetarin dhe për një Kosovë më të fortë.

Suksese kolegëve të mijë që fituan. Faleminderit të gjithë atyre në struktura të PDK- së që më ndihmuan.

Me PDK-në — Me zemër për UÇK-në

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat