Reagimi i kandidatit të LVV-së për deputet që mori vetëm 1978 vota

Aktuale

Reagimi i kandidatit të LVV-së për deputet që mori vetëm 1978 vota

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 08:39
Vetëvendosje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet nga diaspora, Edmond Pruthi, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pruthi përmes një postimi në Facebook, thotë se, që nga shtatori i vitit 2006 bashkë me dhjetëra shqiptarë në New Yourk, organizuan protestën e parë të LVV-së, para ndërtesës së OKB-së, pastaj vazhduan me protesta të tjera në Kosovë, si në Mitrovicë e Prishtinë si dhe bashkëkrijuan qendrën e LVV-së në SHBA.

Edhe pas gjithë kësaj që Pruthi bëri për LVV-në e Kosovën, ai mori vetëm 1978 vota të cilat nuk mjaftuan të zgjedhet deputet i Kosovës.

Edhe pse nuk i zgjedh deputet, Pruthi falendëron votuesit e LVV-së, sidomos ata të mërgatës, për të cilët thotë se e sollën fitorën plebishitare.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes votave të Këshillit të Përgjithshëm ka përzgjedhur tre kandidatë për deputetë. Me keqardhje shprehem që asnjë kandidat për deputet nga mërgata nuk ka pas fatin që të përfaqësoj mërgatën në Kuvend”, shkruan Pruthi.

Postimi i plotë:

Jam i angazhuar prej shtatorit të vitit 2006 ku së bashku me dhjetra të rinj shqiptarë në Neë York organizuam protestën e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! para ndërtesës së OKB-së, e tutje me protesta, tribuna, tubime, organizime, aktivitete dhe takime të Lëvizjes në New York, Mitrovicë e Prishtinë, e deri te bashkëkrijimi i qendrës së Lëvizjes në ShBA në vitin 2018...

Dikur rrethi ynë brengoseshin për ne, e pastaj filluan të na përkrahnin e kjo përkrahje u zgjerua dita ditës derisa në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 me listën e referendumit arritëm te fitorja plebishitare.

Ju falenderoj tej mase, nga thellesia e zemrës për 1978 votat zyrtare, por këto vota nuk janë të mjaftueshme që unë të ju përfaqësoj ne Kuvend.

Pëpos falenderimit për votuesit e Kosovës, falenderoj shumë votuesit nga mërgata, sepse pa mërgatë kjo fitore plebishitare nuk do te arrihej.

Pa mëdyshje dhe me vendosmëri do të vazhdoj të angazhohem për të mirën e vendit tim, sepse kështu është natyra e aktivistit të Lëvizjes.

Me këtë rast i uroj punë të mbarë të gjithë përfaqësuesëve të Lëvizjes që e meritojnë të na përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes votave të Këshillit të Përgjithshëm ka përzgjedhur tre kandidatë për deputetë. Me keqardhje shprehem që asnjë kandidat për deputet nga mërgata nuk ka pas fatin që të përfaqësoj mërgatën në Kuvend.

Sinqerisht,

I juaji,

Edmond Pruthi - Edi

Jam i angazhuar prej shtatorit të vitit 2006 ku së bashku me dhjetra të rinj shqiptarë në New York organizuam protestën...

Posted by Edmond Sh Pruthi on E enjte, 4 Mars 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat