Akuzat e rënda brenda AAK-së, kërkohet shkarkimi i ministres Haradinaj-Stublla

Aktuale

Akuzat e rënda brenda AAK-së, kërkohet shkarkimi i ministres Haradinaj-Stublla

Nga: A.Zh Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:01
Meliza Haradinaj-Stublla

Naim Murseli, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, që ta shkarkojë Ministren e Jashtme në detyrë Meliza Haradinaj-Stubllën.

Sipas Murselit, akuzat për manipulim votash brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj Haradinaj-Stubllës, janë të rënda.

Ai ka thënë se drejtësia duhet të funksionojë edhe kur bëhet fjalë për një ministre.

Reagimi i plotë i Murselit në Facebook:

Kryeministri në detyrë Hoti, duhet me efekt të menjëhershëm, të shkarkojë Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është përsëri në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për manipulim të votave në QNR. Akuzat brenda AAK-së janë të rënda dhe kjo për faktin së provat flasin kundër saj. Drejtësia të funksionon edhe kur bëhet fjalë për një ministre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat