PZAP merr vendimin: Të numërohen votat e kandidates për deputete të AAK-së

Aktuale

PZAP merr vendimin: Të numërohen votat e kandidates për deputete të AAK-së

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:52
AAK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marr vendim pro ankesës së kandidates për deputete të AAK-së, Albena Reshitaj, për rinumërimin e votave të saj.

Ky vendim vjen pasi që, Albena Reshitaj, u ankua në këtë insitutcion për shkak të mungesës së votave.

Me këtë vendim, PAZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidaten për deputete.

Ndryshe, ka pasur shumë reagime të kandidatëve për deputet pë parregullësi gjatë numërimit të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat