Hasani: Nëse Prokuroria merr sinjale për manipulime me vota, nuk ka pse të pres të bëjë dikush padi

Aktuale

Hasani: Nëse Prokuroria merr sinjale për manipulime me vota, nuk ka pse të pres të bëjë dikush padi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:38
Fejzullah Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet për manipulime në zgjedhje sigurisht se duhet të ketë procedime penale.

Hasani në “Debat Plus” ka thënë se prokuroria nëse dëgjon për ndonjë manipulim të votave e ka obligim të fillojë hetimet.

“Edhe nëse nuk ka fare kallëzim penal, nëse Prokuroria merr sinjale nga mediat elektronike, të shkruara apo ndonjë burim tjetër e ka obligim të fillojë hetimet”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme thotë se sa ishte ai në detyrë ishte hequr dënimi me kusht si masë në lidhje me manipulimet në zgjedhje.

“Nga ai moment keqpërdorimet janë reduktuar në masën 80%. Komisionerët hezitonin të ishin pjesë e zgjedhjeve nga frika mos përfundonin në burg”, thotë ndër të tjera Fejzullah Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat