Flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen që ndodhi sot

Aktuale

Flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen që ndodhi sot

Më: 8 mars 2021 Në ora: 23:26
Muhamet Krasniqi

Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e sotme, Muhamet Krasniqi, ka thënë se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë.

Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para.

“Gjithmonë kam pasë frikë prejse o hi o punësu aty”, ka thënë prindi i tij.

“Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë”.

“N’gjoks [ëshë plagosur]]. Ishalla pshton, po une nuk jom optimist”.

Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më.

“Osht me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton”.

“Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më”.

“Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat