Xhevahire Izmaku kërkon rinumërim të votave

Aktuale

Xhevahire Izmaku kërkon rinumërim të votave

Nga: A.M. Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:22
Xhevahire Izmaku

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahire Izmaku ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit .

Ky reagim i Izmakut vjen pas rinumërimit të votave më kusht dhe me post, pas skandalit që u përfshi Meliza Haradinaj.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se kush mund të garantoj se nuk ka blerje të votave.

Postimi i plotë:

Rinumërim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime që këto storje kanë ndodh në çdo parti, të Fortit për të Fortit..!

Kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili nga ne që ishim në prag, nuk u dëmtua, nuk ju "ndal" hezi që të ecë tjetri ose tjetra!

Rinumërim pra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat