Shpend Ahmeti i frustruar ndaj partive politike pas rritjes së numrit të viktimave nga Covid: A ka fije përgjegjësie nga dikush?

Aktuale

Shpend Ahmeti i frustruar ndaj partive politike pas rritjes së numrit të viktimave nga Covid: A ka fije përgjegjësie nga dikush?

Nga: G.B Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:30
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së numrit të personave të vdekur nga Covid në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partitë injoruan covidin në kohë fushate, duke bërë arsyetime banale se u duhen takimet për shkak të votave, përcjell Bota sot.

Ahmeti ka thënë se dje në Kosovë ishin 14 viktima nga Covid, ndërsa që askush nuk jep përgjegjësi e as kërkon falje.

Postimi i tij i plotë:

Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale - thjeshtë thoshin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthim i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushatës.

Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çka do tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?

Apo t’i numërojmë e rinumërojmë njëherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat