Jasharaj paralajmëron Kurtin: Nëse s’plotësohen këto tri kërkesa, pasojnë grevat

Aktuale

Jasharaj paralajmëron Kurtin: Nëse s’plotësohen këto tri kërkesa, pasojnë grevat

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:16
Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka folur për kërkesat e sindikatës që ai udhëheq drejt qeverisë së re që pritet të formohet së shpejti.

Ai ka uruar që Kurti të emërojë në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë një ministër që është për bashkëpunim dhe dialog. “
 

Me qeverinë në ardhje urojmë që fillimisht të vie një ministër që e don bashkëpunimin dhe dialogun. Së pari do të bëjmë kërkesë që shteti i Kosovës ta ketë prioritet arsimin dhe e dyta do të kërkojmë përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, pasi që shkollat tona duken bukur nga jashtë por përbrenda janë të zbrazëta pasi që mungojnë teknologjia, mjetet, kushtet bashkëkohore.

Tjetër, do të angazhohemi me Qeverinë e re që të hiqen ato defekte që i ka thënë Kushtetuesja për Ligjin për Paga dhe ky ligj të implementohet, pasi që me implementimin e tij më nuk do të ketë as greva lidhur me paga pasi që do t’i rregullonte ligji”, ka thënë Jasharaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat