Komisioneri i BE-së: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Aktuale

Komisioneri i BE-së: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:35
Oliver Varhelyi

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mezi presin të punojnë me  qeverinë e re sa më shpejt që ajo të formohet.

“Shpresojmë të shohim më shumë stabilitet politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të mund të shpejtojë procesin e reformës, përfshirë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në agjendën e saj evropiane”, ka potencuar komisioneri Varhelyi.

Ai gjatë “Forumit Ekonomik të Tiranës” që po mbahet online ka folur edhe rreth procesit të vizave për Kosovën.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

“ Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur. Sidoqoftë, jo të gjitha shtetet anëtare janë bindur ende. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës t`i drejtohen vendeve anëtare të BE-së për të adresuar shqetësimet e mbetura”, ka thënë Varhelyi.

Duhet theksuar se Kosovës i është thënë edhe më herët se ka plotësuar kriteret për viza, por liberalizimi nuk kaloi filtrat e nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat