Vendimi i Gjykatës Supreme ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend

Aktuale

Vendimi i Gjykatës Supreme ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:05
Duda Balje

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq  e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Adrijana Hoxhiq, udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar”, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Në njoftimin për media thuhet se me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që  kjo ankesë të refuzohet si e pabazuar.

Lexo edhe: Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Kësisoj Adrijana Hoxhiq do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në vend  të Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat