Zyrtari i lartë i LDK-së paralajmëron ndryshime të mëdha në LDK: Aty vendoset fati i viteve të ardhshme

Aktuale

Zyrtari i lartë i LDK-së paralajmëron ndryshime të mëdha në LDK: Aty vendoset fati i viteve të ardhshme

Nga: N. H Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:31
LDK

Zyryari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka folur për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mbahet këtë të diele.

Ai thotë aty se do të vendoset fati i viteve të ardhshme, jo vetëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, aktualisht partia e tij ka një betejë nga më të vështirat, ngase është beteja me vetveten.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Bardhyl Meta

“Ndrysho” – MOTO E KUVENDIT TË LDK-ës!

Beteja me vetveten!

Sot, në LDK, nuk është koha për te ndej indiferent, e për të bërë të pa anshmin e sehirxhiun, ngase LDK është në një hendek.

Kuvendi i LDK-ës, sado që në dukje të pare të Dielën zgjedh vetëm Kryetarin, në t ‘vërtetë, aty vendoset fati i viteve të ardhshme, jo vetëm i LDK-ës…

Aktualisht LDK ka një beteje, por nga më të vështirat, ngase është beteja me vetveten. Me vetveten dhe mangësitë organizative, strukturore, programore e të dialogut publik me të zhgënjyerit për shkak të kthesave të saj të shpeshta e të shpejta, në të cilat s’arrinte ta përcillte as votuesi më besnik, si dhe, veçanërisht, për shkak të politikave katastrofale kadrovike në Degë e Nëndegë, ku tarafe lagjesh ia filtronin e përcaktonin partisë, edhe superstrukturën dhe elitën qendrore reprezentative!

Kjo sfidë e radhës, edhe pas 14 Marsit, kërkon angazhimin e pa interes personal, të të gjithëve elitave intelektuale, kulturore e politike të Lidhjes Demokratike (ato të sotmet dhe djeshmet e pardjeshmet) – në procesin e shoshitjes dhe zbardhjes së përgjigjeve sa më konkrete - karshi të gjitha sfidave që ka LDK me vetveten, sikurse edhe të atyre që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe të ardhmen e vendit. Te angazhohen dhe flasin e debatojnë publikisht, edhe përkundër faktit se janë mënjanuar e lanë në periferi të strukturave. Dhe pse jo, pa asnjë hezitim, të marrin edhe anë për kandidatët që i shënjojnë si më të duhurit, për kohën dhe rrethanat.

Ndryshimi!

Perceptimi që kishte qytetari Kosovarë për LDK-ën e Shkurtit të vitit 2021-i, duhet pare drejt n’sy, e jo ti shmangemi përballjes me idenë “se qytetarët e votuesit tonë janë vënë në lajthitje – ndërkohë që e vërteta qenka krejt tjetër”!

E vërteta (“për subjektin”) në politikë, është perceptimi që kanë qytetarët (votuesit) për atë subjekt, dhe jo perceptimi që kanë strukturat për vetveten.

LDK-ja e sotme, duhet ta ndryshojë veten, që ta ndryshojë perceptimin e qytetareve dhe ta rifitojë, me të drejtë, besimin e tyre.

Zaten, pa e ndryshuar vetveten dhe sjelljet e saj, LDK, s’mund të pretendojë që ta realizojë misionin e saj burimor, që ta ndryshojë dhe forcojë Kosovës, shtetin, drejtësinë dhe demokracinë në vend.

Andaj, ne s’guxojmë ta devijojmë debatin. S’bëhet më fjalë, se detyra e Kuvendit qenka që një Kryetar të dorëhequr, ta zëvendësojë me një tjetër.

Çështja - e reduktuar vetëm në aktin 10 sekondash të rrumbullakimit të një emri për kryetar partie - s’përcaktohet nga interesi Juaj personal se “cilin nga kandidatët e keni më shoq dhe helbete Ju ofron në ekip” - ndërkohë që LDK - edhe për shkak të këtij mentaliteti të etabluar (kryesishtë) - ka marr rishtazi flakareshe tronditëse e ndëshkuese nga votuesit (me shumë gjasë edhe me mos votim nga vet anëtarë strukturash) të saj, si rezultat i pritshmërive të pa përmbushura…

Strukturat e ngjizura partiake të tarafeve të stërkequra nga badihavxhinjë të lagjeve, se patën zgjedhë për Delegat të nëndegës së Dragodanit as Dr. Prof. Fehmi Aganin, i cili atë botë ishte Nënkryetar Partie dhe më i afërti i presidentit Rugova, por Rugova si thoshte as Aganit dhe as Intelektualëve të tjerë, siç bënë LDK tash e sa vite - “shko anëtarësohu në nëndegën në Matiçan, merr pjesë në debatet e çajtores, pastaj rahmeti tyre të delegojnë dhe flasim...

Rrethana e sotme e LDK-ës, kërkon në fakt një debat të gjerë e të sinqertë në të gjitha nivelet, por ja që vendimi për Kryetarin e ri, duhet të merret shpejtë, të Dielën, dhe shumë kujt si vogëlsisë sime, s’na mbetet tjetër, përveç se të bëjmë apel:

“Ndrysho veten dhe voton tande - që t’ndryshojë LDK”, ky është apeli i kohës - ngase pa e ndryshuar mentalitetin, kulturën politike dhe qasjen Tuaj karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elitave që duhet t’I prijnë asaj – LDK dhe perceptimi (Vota qytetare) për te - s’ka asnjë gjasë të ndryshojë!

Bardhyl Meta

12.01.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat