Orlando: Institucionet të formohen shpejtë, s’ka kohë për të humbur

Aktuale

Orlando: Institucionet të formohen shpejtë, s’ka kohë për të humbur

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:42
Nicola Orlando

Sot janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, tha se pret konsitutimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.

Ai tha se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat