Befason Agim Bahtiri, tregon se kur do të zyrtarizohet Kurti kryeministër

Aktuale

Befason Agim Bahtiri, tregon se kur do të zyrtarizohet Kurti kryeministër

Nga: A.Morina Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:29
Albin Kurti

Kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit.

Bahtiri paralajmëroi se zyrtarizimi i Albin Kurtit si kryeministër do të bëhet vetëm pas pak ditësh.

“Rezultatet e fitores më të madhe në Kosovën e pasluftës u certifikuan sot, duke i hapur rrugë edhe zyrtarizimit të Albin Kurtit kryeministër pas pak ditësh”, shkroi Bahtiri në Facebook, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Rezultatet e fitores më të madhe në Kosovën e pasluftës u certifikuan sot, duke i hapur rrugë edhe zyrtarizimit të Albin Kurtit Kryeministër pas pak ditësh.

Kjo nuk është vetëm fitore e Lëvizjes VETEVËVENDOSJE, por ështe fitore e gjithë Kosovës. Së bashku me pranverën, po vijnë edhe ditët e mira që do të zgjasin për dekada.

Urime Kosovë!

Urime Albin!

Urime anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat