Një orë e 30 minuta pas takimit me Kurtin, Haradinaj thërret për nesër mbledhje të kryesisë së AAK-së

Aktuale

Një orë e 30 minuta pas takimit me Kurtin, Haradinaj thërret për nesër mbledhje të kryesisë së AAK-së

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:35
Ramush Haradinaj

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje të thirrur nga Ramush Haradinaj, kryetar i kësaj partie. E mbledhje do të mbahet të hënën në ora 15:00.

Por nuk dihet arsyeja pse Haradinaj ka ftuar në takim kryesinë e AAK, parti e cila doli e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kujtojmë që AAK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes, e Vjosa Osmanit, të cilët i kanë ftuar përveç AAK-në, edhe PDK-në e LDK-në në takime të ndara nesër në Kuvend.

E takimi ndërmjet Kurtit e Osmanit me liderin e AAK-së do të mbahet në ora 13:30 ne Kuvend e Kosovës ashtu siç e kishin paracaktuar kandidati për kryeministër e u.d. e Presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat