Marrëveshja nga mandati i Trump duhet të përmbushet

Aktuale

Marrëveshja nga mandati i Trump duhet të përmbushet

Nga: H.O. Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:30
Ines Demiri, ambasadore e Kosovës në Jerusalem

“Shtetet e Bashkuara do të presin që detyrimet politike për të cilat janë zotuar partnerët e tyre do të përmbushen”, tha Igor Novakoviç, drejtor i hulumtimit në Fondin ISAC, kur u pyet nëse hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem do të thotë që paketa gjeopolitike nga Marrëveshja e Uashingtonit zbatohet pavarësisht nga lidershipi i SH.B.A. edhepse nuk është më Donald Trump.

Marrëveshjes nga Uashingtoni i parapriu vendimi i presidentit të atëhershëm të SHBA për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem. Novakoviç shton se njeriu i parë aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, premtoi gjatë fushatës se nuk do ta ndryshonte atë vendim, shkruajnë mediat serbe.

“E cila është e kuptueshme, sepse një shtet serioz, në parim, përpiqet të ndjekë një politikë bashkëjetuese, pavarësisht lëvizjeve të caktuara që mund të konsiderohen të gabuara nga këndvështrimi i dikujt. Pra, edhe pse Trump e bëri atë, nuk do të ketë asnjë ndryshim në nivelin e Shteteve të Bashkuara dhe ata do të vazhdojnë me këtë politikë”, beson Novakoviç.

Duhet të kujtojmë se në Prishtinë u njoftua se Ambasada e Kosovës në Izrael, me selinë e saj në Jeruzalem, u hap më 14 Mars, si pjesë e marrëveshjes së arritur në Uashington në shtator të vitit të kaluar. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli njohu Kosovën. Konsiderohet se vendet e Bashkimit Evropian, por edhe vendet e rëndësishme myslimane, nuk do ta shikojnë këtë në mënyrë të favorshme, por si një fyerje për çështjen Palestineze. Përfaqësuesit e Palestinës në Beograd gjithashtu reaguan ashpër në një letër publike ndaj këtyre lëvizjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat