Rritet numri i personave që kërkojnë plazmë të gjakut, Valon Murati: Të organizohet një fushatë soladariteti që të ndihmohen edhe ata që nuk janë fytyra publike

Aktuale

Rritet numri i personave që kërkojnë plazmë të gjakut, Valon Murati: Të organizohet një fushatë soladariteti që të ndihmohen edhe ata që nuk janë fytyra publike

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:45
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pasi janë shtuar rastet kur qytetarë të shumtë e sidomos fytyra publike kërkojnë plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar coronavirusin.

Mirëpo sipas Muratit, gjendje shumë më të vështirë e kanë qytetarët e rëndomtë që nuk janë fytyra publike dhe iu duhet plazmë gjakut për familjarët e tyre.

“Ditëve të fundit, me rritjen e numrit të të infektuarve me covid, është rritur kërkesa për plazmat e gjakut, të cilat përmbajnë mbi 50 antitrupa. Kemi parë edhe shumë figura publike të kenë nevojë e po ashtu kërkojnë ndihmë për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, mund ta marrim me mend sesa të vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat tona”.

Ish-ministri i Diasporës ka propozuar që institucionet shëndetësore të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer coronavirusin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm për të ndihmuar në shërimin e qytetarëve.

“Andaj do të ishte mirë që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, së bashku me QKUK-në, IKSHP-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer covidin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm. Besoj solidariteti nuk do të mungojë, ashtu siç edhe po ka përgjigje në këto thirrjet individuale, por duhet një organizim shtetëror në mënyrë që efekti të jetë më i madh dhe të ketë plazma për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka deklaruar me tej Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat